Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit B.Z., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale: “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

 Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Paraburgimi ndaj B.Z. është caktuar për periudhën nga 6 shtatori deri më 6 tetor 2026. Sipas vendimit të gjykatës, personi B.Z. do ta mbajë masën e paraburgimit në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor.

Masa është caktuar në bazë të dispozitave për paraburgimin të përcaktuara në kodin e procedurës penale të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts