Kazakistani, një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë, ka refuzuar një kërkesë që trupat e tij t’i bashkohen Ukrainës, thanë zyrtarët kazakë, raporton NBC.
Përveç kësaj, ish-republika sovjetike tha se nuk e njeh pavarësinë e republikave separatiste të Donetsk dhe Luhansk, të cilat u njohën nga Vladimir Putin disa ditë më parë.
NBC shkruan kjo është një “lëvizje befasuese e aleatit tradicional të Rusisë” dhe se masa u mbështet nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne mirëpresim vendimin e Kazakistanit”, tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare në një deklaratë.