Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

“Gjakovë / 27.06.2026 – 09:55. Është raportuar se viktima m/k është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts