Mirlind Daku është bërë objekt i një provokimi nga tifozët e Crvena Zvezdës, pas transferimit të tij te Spartaku i Moskës.

Gjatë derbit të Beogradit ndaj Partizanit, të zhvilluar më 6 shtator, tifozët e Zvezdës shpalosën një banderolë ku përmendej sulmuesi shqiptar, shkruan Indeksonline.

“Një shqiptar në klub, një turp për Spartakun e Moskës”, shkruhej në banderolë.

Daku, ndërkohë, po kalon një start pozitiv te skuadra ruse. 27-vjeçari ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime me Spartakun, ndërsa transferimi i tij nga Rubin Kazani kushtoi rreth 11 milionë euro.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë duket se po u përgjigjet provokimeve në mënyrën më të mirë, me paraqitje në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts