Përgjatë kohëve të fundit në rrjet ka pasur kuriozitet të madh se kush do ta moderojë spektaklin “Big Brother Vip”, që pritet të startojë së shpejti. Emrat më të përfolur kanë qenë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.
Mirëpo, nuk ka më vend për dyshime! “Prive” ka zbuluar se Arbana ka marrë zyrtarisht timonin e drejtimit të spektaklit.
Kujtojmë se si kurrë më parë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Në Big Brother Vip njerëzit e famshëm do të kthehen në njerëz të zakonshëm.