Diarta Çollaku, nxënëse e shkollës International Maarif Schools of Kosova– Dega në Prizren, ka fituar vendin e parë në Kategorinë e Shkollave të Mesme të Ulëta në Garën Kombëtare të Fizikës 2025, duke u shpallur nxënësja më e suksesshme në gjithë Kosovën.
Duke u dalluar me njohuritë dhe aftësitë e saj të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve, Diarta Çollaku u nderua me certifikatë dhe çmim në ceremoninë e organizuar nga Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore.
Si International Maarif Schools of Kosova, e përgëzojmë nga zemra nxënësen tonë për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe jemi krenarë të mbështesim përparimin e saj në fushën e shkencës.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen tonë, Enisa Vuçitërna, për përkushtimin e saj në përgatitjen e nxënëses sonë drejt këtij triumfi.

