Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një postimi në X, Osmani u shpreh se SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trumpit dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkroi presidentja.

Related Posts