Pasi që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka dërguar në kuvend propozimin e tij për lejimin e tërheqjes së 30% të Trustit për qytetarët, këta të fundit kanë filluar të mobilizohen për protestë në rast se nuk aprovohet një gjë e tillë nga qeveria.
Në formë presioni ndaj qeverisë, në grupin “Pro tërheqjes së 30% të Trustit” qytetarët po bëjnë thirrje për protesta të dhunshme, shkruan 02Press.com
Në anën tjetër njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj, tha në një intervistë për Klankosova.tv se lejimi i tërheqjes së një pjesë të caktuar të mjeteve nga Trusti nga ana e qytetarëve do të forconte portofolin e tyre por edhe do të evitohej humbja e këtyre mjeteve në bursa në këtë kohë të krizës.
“Së pari vlerësoi duhet t’i rikujtojmë qeverisë dhe drejtuesve të Trustit për shqetësmin dhe thirrjen që i është bërë që 20 për qind e mjeteve të Trustit të i kalojnë qytetarëve ku kemi kërkuar si njohës të ekonomisë që duke kaluar mjetet në llogari të qytetarëve do të jenë dy anë të medaljes e para do të fuqizohet portofoli i qytetarëve në këtë kohë krizë njëherit do të evitohet humbja në bursë për 20 për qind e mjeteve”.
Kadriaj tha se mos gatishmëria e qeverisë për dhënien e mjeteve të Trustit ka rezultuar me humbjen e 90 milionë eurove.
“Si rezultat i injorimit nga ana e zyrtarëve të Trustit dhe mos gatishmërisë së qeverisë rezultoi me humbjen e mbi 90 milionë eurove. Pra duhet të këtë kod të llogaridhënies dhe të përgjegjësisë që dikush duhet të jap llogari sepse këta zyrtarë të Trustit marrin pagat më të majme në Kosovë, pikërisht nga mjetet e kursyera të punëtorëve që heqin të zinjtë e ullirt në punet e tyre. Këtu padyshim ka vend për organet e drejtësisë dhe hetuesisë për një lëshim me vetëdije nga zyrtarët e Trustit por edhe llogaridhënie nga qeveria”.