Në rrugën “Rorgut Ozall” në Prizren pamja e parë që i bie në sy qytetarëve është grumbulli i madh i mbeturinave.

Kjo pamje e shëmtuar është filmuar nga një sinjalizues gjatë ditës së sotme, i cili thotë se mbeturinat janë grumbulluar nga banorët, pasi në këtë pjesë nuk është vendosur kontejner.

Ai shprehet i revoltuar për gjendjen e krijuar dhe mënyrën se si po mbetet hapësira publike.

“Po ata te mbeturinave nuk bon me lon qytetin ashtu në atë gjendje për marre.”

“Askush nuk po merr masa, i kanë ftuar, por s’kanë ardhur”, tha ai.

Përveç pamjes së shëmtuar, grumbullimi i mbeturinave po shkakton edhe aroma të pakëndshme, duke shqetësuar banorët e zonës.

Pamje:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts