• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Për subvencionim inspektorët morën deri në 70% të vlerës, vetëm 30% morën fermerët

2 years më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Dosja voluminoze e Prokurorisë për aferën tashmë të njohur si “Subvencionet 2021”, shfaqi dyshime të shumta korruptive.

Dyshimet shkojnë deri në atë masë sa përshkruhet se marrëveshjet në mes të fermerëve dhe zyrtarëve të AZHB-së për një subvencion shkonin deri në 70% me 30% në të mirë të zyrtarëve.

Dosja e Prokurorisë përshkruan se zyrtarët e Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) merreshin vesh me fermerë që të ndanin shumën e parave të subvencionin përgjysmë e në disa raste shuma e parave është ndarë 70% për zyrtarët dhe 30% për fermerët.

TË NGJASHME

Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar

17 hours më parë

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

18 hours më parë

Për këto dyshime dy ditë më parë nën pranga përfunduan 21 persona në mesin e të cilëve edhe fermer që dyshohet se kishin përfituar subvencione duke dhënë ryshfet.

Dyshime të shumta për korrupsion dhe vepra të tjera penale janë të përfshira në këtë dosje.

Përpilimi i raporteve të rreme të kontrollit, shtimi i numrit të bagëtive dhe shtimi i numrit të bletëve kanë qenë disa nga metodat të cilat dyshohet se janë përdorur nga Inspektorët e AZHB-së për të marrë ryshfet.

Dosja voluminoze e Prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com, tregon për dyshimet se si inspektoret e Ministrisë kishin përpiluar raporte të rreme kontrolli të cilat në të vërtetë nuk ekzistonin.

Madje në një rast përshkruhet se si një inspektor i AZHB-së kishte konstatuar se një fermer kishte mbjellë grurë dhe misër në një zonë e cila në realitet ndodhej në pyll.

Përmes raporteve të rreme të përpiluara nga inspektoret e ministrisë, fermerë të ndryshëm pasi kishin dhënë ryshfet dyshohet se kishin përfituar subvencione në vlerë prej qindra e mijëra eurove.

Mënyra më e shpeshtë e keqpërdorimit që dyshohet të jetë kryer, përmendet rritja e numrit të sipërfaqes me të mbjella e cila në realitet ishte shumë herë më e vogël.

Përmes dhënies së ryshfetit për zyrtarë të AZHB-së, K.B dyshohet se kishte arritur që të përfitojnë mbi 370 mijë euro subvencione.

Mbi 200 mijë euro përmes kësaj skeme dyshohet t’i ketë përfituar së bashku me bashkëshorten e vet fermeri B.Sh.

Njëjtë përfituan edhe fermerët H.K dhe F.M. Ata dyshohet se përmes kësaj skeme kishin arritur që të përfitonin secili mbi 100 mijë euro.

Kjo është vala e dytë e arrestimeve në rastin “subvencionet”. Në këtë rast nën pranga përfunduan Bejtulla Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi, Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gëzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.

Muaj më parë në një aksion të gjerë policor të udhëhequr nga prokurori Rafet Halimi, ishin arrestuar zyrtarë të lartë të Ministrisë.

Dosja e prokurorisë tregonte se si një pjesë e këtyre zyrtarëve po thurnin planet për të përfituar më shumë në të ardhmen.

Përveç 11 personave të arrestuar muaj më parë, ishin sekuestruar edhe shuma të majme të parave që tejkalonin 600 mijë euro.

Një pjesë e këtyre parave, sipas Prokurorisë ishin gjetur në shtëpinë e vëllait të Luan Statovcit në Batllavë të Podujevës.

KALLXO.com e ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Prishtinës ku shfaqën edhe planet e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për të marrë ryshfet gjatë vitit 2021.

Në dosjen e siguruar thuhet se në zyrën e Statovcit përpos që është diskutuar për marrjen e ryshfetit nga aplikuesi V.K, janë thurur edhe plane për të marrë ryshfet gjatë vitit 2021.

Madje sipas Prokurorisë të dyshuarit Berat Nika dhe Hasan Maxharraj janë dëgjuar tek bëjnë plane që në vitin 2021 të marrin ryshfet shuma të parave prej 25 mijë eurove për aplikues.

Përpos Luan dhe Salih Statovcit të arrestuar deri më tani janë edhe zyrtari i pagesave direkte, Sadat Shkodra, zyrtari për zhvillimin e bujqësisë në Istog, Hasan Maxharraj, zyrtari i pagesave në AZHB, Berat Nika zyrtar për politika në Istog, Kushtrim Zogaj dhe inspektorja e AZHB-së Adushe Ukshini.

Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të fuqishme në këtë rast, duke përfshirë fotografi dhe incizime të momenteve të dorëzimit të parave.

Pos tjerash, Prokuroria pretendon se ka arritur të sigurojë prova ku shihet se Adushe Ukshini e cila është inspektore në AZHB ka pranuar shuma të ndryshme si ryshfet dhe të njëjtat shihet duke ia dërguar drejtorit Luan Statovci dhe duke i ndarë mes vete.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 433,160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë.

Etiketa: Lajme
Postimi paraprak

U arrestuan 21 persona por jo edhe ‘kallauzi i Skenderajt’/ Ish-agjenti i SHIK-ut: Deputeti për çdo grant ua merrte 40%

Postimi tjetër

Pacolli shtiret si bamirës në Shqipëri, por nuk u jep rrogat shqiptarëve në Kazakistan

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar

17 hours më parë
LAJME

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

18 hours më parë
LAJME

Rron Gjinovci, ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

3 days më parë
LAJME

Deputeti i Vetëvendosjes: Serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit

3 days më parë
LAJME

Hyn në fuqi rregullorja për liberalizimin e vizave

2 weeks më parë
LAJME

Haradinaj kujton vëllain Luanin: Fitove përjetësinë në ditëlindjen e nanës

3 weeks më parë
LAJME

Abazi: U shkarkova një javë pasi Vuçiq ma përmendi emrin

4 weeks më parë
LAJME

Shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike

1 month më parë
Postimi tjetër

Pacolli shtiret si bamirës në Shqipëri, por nuk u jep rrogat shqiptarëve në Kazakistan

Parashikimi i motit për nesër

Burrat preferojnë më shumë futbollin sesa të bëjnë dashuri me gruan

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar

May 28 2023

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

May 28 2023

E konfirmuar: Përballën përsëri dy legjendat Fury me Joshuan, ja kur do të zhvillohet meçi

May 27 2023

Rron Gjinovci, ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

May 26 2023

Deputeti i Vetëvendosjes: Serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit

May 26 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.