Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Ndonëse gjatë kësaj periudhe pritet shtim i fluksit të udhëtarëve për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime, aktualisht në të gjitha pikat kufitare situata paraqitet e qetë.
Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk i kalojnë 5 minutat.
Përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar është bërë në orën 16:19.





















