Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Ekonomia Onlinen se rasti është raportuar rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”, ku policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.
Klankosova.tv mëson se dy personat e dyshuar për kryerjen e veprës janë vëllëzerit A. Xhemshiti dhe A. Xhemshiti.
Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident është lënduar një person, i cili dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.




















