Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së enjtes në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i lënduari, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa në kuadër të veprimeve fillestare hetimore janë shoqëruar për intervistim katër persona, të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts