Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës është organi i vetëm kompetent brenda Policisë së Kosovës për pranimin, verifikimin, hetimin penal dhe procedimin e të gjitha informacioneve, kallëzimeve dhe rasteve penale që lidhen me krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998–1999.
Sipas njoftimit, kjo drejtori ushtron kompetencat e saj në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, respektivisht Departamentin për Krime të Luftës.




















