Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e katër personave të dyshuar, për të cilët kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe lokalizimin e tyre, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka publikuar fotografitë e të dyshuarve me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Policia bën të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Policia u bënë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e personave në fotografi, t’i raportojnë ato në numrin 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Policia thekson se çdo informacion i ofruar nga qytetarët do të trajtohet me konfidencialitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts