Policia e Kosovës njofton qytetarët se më 24 dhe 25 korrik 2026, për shkak të mbajtjes së një koncerti në Prishtina Mall, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit do të zbatohen masa të veçanta për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe shmangies së kolonave, Policia u bën thirrje qytetarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë–Shkup dhe anasjelltas të përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi”, si alternativë për të shmangur vonesat.

Për pjesëmarrësit në koncert janë organizuar autobusë falas të Trafikut Urban, të cilët do të qarkullojnë nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe në drejtimin e kundërt.

Ndërkohë, për automjetet që lëvizin nga Prishtina në drejtim të Prishtina Mall, pas rrethit të Marigonës do të vendosen kona në shiritin e majtë të qarkullimit, i cili do të jetë i rezervuar për vizitorët e koncertit.

Po ashtu, për automjetet që vijnë nga drejtimi i Ferizajt drejt Prishtina Mall, do të vendosen kona në shiritin e djathtë, ndërsa hyrja për vizitorët do të realizohet përmes rrugicës në të djathtë, para se të arrihet te rrethi i Prishtina Mall.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts