Gjatë ditës së sotme Zyrtarët policorë të stacionit policor në Shtime kanë treguar profesionalizëm, përkushtim dhe reagim të shpejtë gjatë intervenimit në një incident zjarri në zonën malore të fshatit Belinc.
Sipas informatës zjarri kishte përfshirë një pjesë të kodrës dhe për shkak të përhapjes së tij, paraqiste rrezik edhe për shtëpitë dhe pronat e banorëve të lagjes.
Me të marrë informatën, zyrtarët policorë kanë dalë në terren, ku kanë vepruar në koordinim të vazhdueshëm me njësitë e zjarrfikësve, duke kontribuar në menaxhimin e situatës, sigurimin e zonës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.
Reagimi i shpejtë, koordinimi ndërinstitucional dhe angazhimi profesional i policisë dhe zjarrfikësve kanë ndihmuar në përballimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij drejt zonave të banuara.


















