Janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që hedhin dritë mbi aksidentin tragjik të ndodhur të martën në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit në fshatin Komoran.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura me të cilën po udhëtonte 24-vjeçarja del nga trajektorja dhe përplaset në murin mbrojtës të nënkalimit. Edhe pse kamerat nuk e kapin qartë momentin e përplasjes, ato tregojnë lëvizjet e automjetit pak çaste para aksidentit.

Përveç viktimës, në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët pësuan lëndime trupore. Ata u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten objekt i hetimeve nga autoritetet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts