I arrestuari sot në pikën kufitare në Merdar, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:

para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;

para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;

katër (4) telefona celularë;

dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts