Eliminimi i Egjiptit ishte një nga temat më kontraverse të këtij Botërori
Pas kësaj reagoi edhe ylli i Egjiptit, Mohamed Salah ku bëri një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“E di që jeni ende të mërzitur, por më premtoni se do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ky është një fillim i ri për futbollin egjiptian në arenën ndërkombëtare. Kualifikimet për në Botëror nuk do të mjaftojnë, ndërsa as pjesëmarrja nuk do të jetë e mjaftueshme. Kjo skuadër meriton besimin tuaj”, ishin fjalët e Salah-ut.




















