Real Madridi ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26 në La Liga.
Ata mposhtën Athletic Bilbaon në “Bernabeu”, me rezultat 4-2 duke e mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndeshja e sotme ishte lamtumirëse për David Alabën, Alvaro Arbeloan dhe Dani Carvajal të cilët do të largohen.
Golat i shënuan Gonzalo Garcia, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Brahim Diaz për Realin, ndërsa për Bilbaon ishte Guruzeta dhe Izeta.
“Los Blancos”, e mbyllin sezonin në vend të 2-të me 86 pikë.











