Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar rifillimin e punimeve në segmentin Lëbushë-Strellc. Ky project parasheh zgjerimin e rrugës në 4 korsi.
“Ky është një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për Deçanin, që do të ndikojë në rritjen e sigurisë, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet fshatrave.
Punët po vazhdojnë”, shkruan Ramosaj në njoftim.





















