Rreth 200 serbë notuan sot në mëngjes në Ujman, liqenin që është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe i cili shtrihet në veri të vendit, në kufi me Serbinë.

Mediumi serb, Kossev raportoi se sivjet kishte numër rekord të pjesëmarrësve që iu bashkuan ritit ortodoks të kapjes së kryqit, ndërsa besohet se deri në 210 persona janë zhytur sot në liqenin e Ujmanit.

Epifania, siç quhet ky rit, është festa kur ortodoksët besojnë se Shën Gjoni e pagëzoi Jezus Krishtin në lumin Jordan dhe kryqi për të cilin noton simbolizon këtë ngjarje dhe simbolikisht është 33 metra larg bregut, aq vjeç sa kishte Jezu Krishti kur u kryqëzua në kryq.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts