Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se mund të duhen deri në nëntë muaj për të qenë gati një vaksinë kundër sëmundjes së Ebolës.

Sipas kësaj organizate, dy vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar, por asnjëra nuk ka kaluar ende në prova klinike, raporton BBC.

Shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ka pasur 600 raste të dyshuara të Ebolës dhe 139 vdekje të dyshuara, por numri pritet të rritet, duke pasur parasysh kohën e nevojshme për të zbuluar virusin.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, ai tha se 51 raste janë konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos, ku u raportua rasti i parë dhe dy në Ugandën fqinje, derisa numri i të dyshuarve që janë prekur me sëmundjen po rritet vazhdimisht.

Të dielën, OBSH-ja ka shpallur një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, por duke thënë se nuk ishte në nivel pandemie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts