Inxhinieri gjeolog Sazan Guri tregoi në një intervistë për Euronews Albania se kafshët dhe shpendët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para se të ndodhë.

Sipas tij, nuk ka asnjë formë për të parashikuar tërmetin, përveçse disa sekonda para përmes identifikimit të lëvizjes kaotike të shpezëve.null

“Të gjitha kafshët e ndiejnë pa përjashtim, sepse kanë 4 milionë marrës, receptorë, njeriu ka 2 mijë”, u shpreh Guri.

Goditja e parë e tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë ishte 7.8 ballë, e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7.5 ballë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Rreth 4900 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet
Horoskopi ditor – 27 Korrik
Ngjarjet e datës 27 korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts