Selektori i Kosovës, Primoz Glija ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur kroate, Index.Hr.
Ndër të tjera, trajneri slloven është pyetur nga gazeta kroate për fitoren e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit në Prishtinë.
Për mua nuk është surprizë. Edhe para ndeshjes kam thënë se Dinamo do të ketë probleme të mëdha. Sapo nënvlerësoni kundërshtarin tuaj sot, keni mbaruar. Dinamo nuk ka më as Boban, as Prosinečkin, kështu që menduan se do të kalojnë lehtë në Prishtinë. Dinamo Zagrebi sot ka një skuadër pak mbi mesatare. Sot futbolli nuk praktikohet më si dikur, individualisht. Për mendimin tim, gabimi më i madh i futbollit të sotëm është se lojtarët nuk stërviten më për pozicione individuale si dikur, dhe se individualiteti dhe klasi i tyre individual janë mbytur. Gjithçka bëhet në grup dhe Ballkani e tregoi më së miri këtë” ka thënë Glija.