Një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje gazi, tronditi lagjen Jaguare në pjesën perëndimore të São Paulo duke lënë të paktën një viktimë, tre të plagosur.

Sipas departamentit të zjarrfikësve brazilianë, shpërthimi ndodhi në rrugën Floresta Bandeki, rreth 16 kilometra larg qendrës së qytetit. Forca e shpërthimit shkaktoi shembjen e disa banesave dhe dëmtime serioze në ndërtesat përreth, shkruan Abcnews.al.

Ekipet e zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Related Posts