Një shtetas i huaj, i cili kishte mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës në Vlorë është shpëtuar pas ndërhyrjes ajrore.

Nxjerrja e tij është mundësuar nga një operacion Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë, FNSH si dhe forca ajrore e Ministrisë së Mbrojtjes

Shtetasi polak, i cili prej ditës së djeshme kishte nisur eksplorimin e zonës malore, kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ai kishte pësuar dëmtime dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të kthehej vetë.

Prej mbrëmjes së djeshme, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të zonave të mbrojtura.

Pas kërkimeve, grupet bënë të mundur lokalizimin e shtetasit polak i cili u shpëtua përmes ndërhyrjes nga ajri.

Mali i Çikës, me lartësi 2,044 metra, është një nga zonat më të vështira malore të jugut dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts