Me një përqindje të lartë pjesëmarrësish në proces votimi, Shqipëria ka kaluar pragun e votave të nevojshme si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti i Komisionit Zgjedhor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon konkluzionin e votimit që i jep vendin Shqipërisë në këtë Këshill për vitin 2022-2023.

84 nga 115 vendet me të drejtë vote në OKB kanë marrë pjesë në votimin që caktoi Shqipërinë, Korenë, Ireland, Sri Lanka dhe Mexicën anëtare të Këshillit të sigurimit për vitin e ardhshëm, bën të ditur Komisioni.

Procesi që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Jashtme, por ka qenë prej disa kohësh objekt lobimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, e bën vendin për herë të parë aktore të një tryeze që shqyrton çështje emergjente konfliktesh ose të një procedure rekomanduese për shtete që i drejtohen kësaj strukture.

Raportimi në Këshillin e Sigurimit është një procedurë që përfshin aktualisht edhe Kosovën që nga rezoluta 1344 e pas krizës me Serbinë dhe mbrojtjes që mori nga Nato.

Vetë Shqipëria është kandidaturë e dalë nga vendet e Europës Lindore, gjeografi kjo që përfaqësohet aktualisht nga Estonia në Këshillin e Sigurimit që do të duhet të lërë më 1 janar për t’Ia kaluar Shqipërisë.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Ngjarjet e datës 5 shkurt

Ngjarjet e datës 5 shkurt

February 4, 2026
Horoskopi ditor – 05 Shkurt 2025
Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

Related Posts