Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen”, që ka bërë bujë me përjashtimin e saj, ishte së fundmi e ftuar ‘n’Kosovë show’.
Në një intervistë të gjatë, ku iu dha mundësia të tregojë gjithçka që mendon për emisionin dhe konkurrentët, ndër të tjera Shqipja bëri dhe një deklaratë bombë.
Ajo deklaroi se një nga vajzat e “Përputhen” është e lidhur jashtë emisionit.
“Ah, i përballon dhe dy ajo”, tha Shqipja duke zbuluar se bëhet fjalë për njërën nga vajzat.
Moderatori insistoi disa herë që të zbulonte emrin, por Shqipja nuk e tha.