Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dy ish-policë serbë, janë sjell në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po gjykohen për krime lufte kundër popullatës civile në Komunën e Istogut gjatë viteve 1998-1999.
Të akuzuarit janë sjellë në objektin e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
Rasti ndaj Pantiqit dhe Zariqit lidhet me periudhën e luftës në Kosovë, ndërsa ata përballen me akuzat për veprime të kryera ndaj popullatës civile në Komunën e Istogut.


















