Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Skënder Thaçi, me numrin 83, ka prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë, duke e cilësuar atë si një nga potencialet më të mëdha ekonomike të vendit.
Thaçi, i njohur si veprimtar dhe kontribuues i kahershëm në çështjet e zhvillimit të vendit, thekson se Kosova posedon bukuri natyrore, trashëgimi kulturore dhe destinacione turistike që ende nuk janë promovuar dhe shfrytëzuar në nivelin e duhur.
“Besoj se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm turistik që ende nuk është shfrytëzuar sa duhet”, shprehet ai në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.
Sipas Thaçit, investimi në turizëm nuk nënkupton vetëm promovimin e vendit, por edhe krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët.
Ai kandidon në zgjedhje nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 83, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të çuar përpara iniciativa që synojnë shndërrimin e turizmit në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës.




Thaçi vlerëson se me politika të duhura dhe me promovim dinjitoz të pasurive natyrore e kulturore, Kosova mund të bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.





























