Me ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, fillon faza nokaut e Kupës së Botës në futboll.

Ndeshja e parë e 1/16 të finales zhvillohet sonte prej orës 21:00 në Los Angeles të SHBA-së.

Të hënën prej orës 19:00 është ndeshja mes Brazilit dhe Japonisë, ndërsa nga ora 22:30 fillon ndeshja Gjermania – Paraguai.

Në mëngjesin e së martës (03:00), luhet superndeshja mes Holandës dhe Marokut.

Të martën mbrëma janë ndeshjet Bregu i Fildishtë – Norvegjia (19:00) dhe Franca – Suedia (23:00).

Të mërkurën në mëngjes (03:00) është takimi mes Meksikës dhe Ekuadorit, kurse ndeshja Angli – Kongo është të mërkurën nga ora 18:00.

Të njëjtën mbrëmje, prej orës 22:00, takohen Belgjika e Senegali.

Të enjten janë ndeshjet SHBA – Bosnjë-Hercegovina (02:00), Spanja – Austria (21:00), kurse të premten e ardhshme është superndeshja tjetër mes Portugalisë dhe Kroacisë (01:00).

Zvicra e Algjeria luajnë në pesë të mëngjesit të premten (sipas kohës në Kosovë), ndërsa Australia e Egjipti nga ora 20:00.

Në natën mes të premtes e të shtunës (00:00), Argjentina takohet me Kepin e Gjelbër.

Ndeshja e fundit e 1/16 të finales është mes Kolumbisë dhe Ganës, të shtunën nga 03:30 i mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts