• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sot e mbron, por ja si shkruante Berat Buzhala ‘zi e terr’ për Ibrahim Rugovën

1 year më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Gazetari Berat Buzhala, përmes disa postimeve ditëve të fundit ka dal në mbrojtje të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili nëpër disa debate politike, nga analistë të ndryshëm është sulmuar rëndë.

E në postimet e tij në mbrojtje të Rugovës, Buzhala vazhdimisht ka sulmuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kjo edhe ka nxitur reagimin e njërit prej njerëzve më të afërt të Kurtit. Është Arianit Beqiri, asistenit i Kurtit, ai i cili ka publikuar një opinion të cilin Berat Buzhala e kishte shkruar për Rugovën.

TË NGJASHME

Nuk ka postime

“U bë Berat Buzhala ta mbrojë Rugovën! Kushtoni tepër pak kohë, jo Beratit sepse nuk ja vlenë, por krijesës së tij, si një prej njerëzve përveç më të urryerve, njeriu i cili prodhon të pavërteta a dezinformata, njeriu i cili punon me axhendë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! e pro regjimit i cili e mbajti larg burgjeve. Por, 127 është e vërteta edhe për Beratin”, ka shkruar Beqiri, duke ia bashkangjitur edhe opinionin e Berat Buzhalës për Ibrahim Rugovën.

Lexojeni më poshtë se çfarë shkruante vite më parë Berat Buzhala për Presidentin Historik, Ibrahim Rugova:

President historik? Kjo është histerike…

Publikuar në : 11:24 – 23/01/14 |

Tonelatat me bronz, e karvanët e gjatë të politikanëve hipokritë, nuk kanë për ta ndryshuar historinë. Ibrahim Rugova dhe të berat buzhalagjithë të tjerët, nuk do të gjykohen prej nesh. Së paku jo në mënyrë racionale. E definitivisht jo gjykime historike. Ne mund të bëjmë vetëm gjykime histerike.

Zhou Enlai, njëri prej liderëve kryesorë komunist të pasluftës së Dytë Botërore, në një pritje që e kishte shtruar për Presidentin e SHBA-së, Richard Nixon, në vitin 1972, ishte pyetur se çfarë mendonte për Revolucionin Borgjez Francez kishte deklaruar: “Është shumë herët të japim mendime për ketë ngjarje”.

Besoni ose jo, pothuajse 200 vjet pas asaj ngjarjeje, Zhou Enlai bënte thirrje për të mos u nxituar për ta gjykuar për mirë a për keq një ngjarje madhore siç ka qenë revolucioni francez. Këto fjalë m’u kujtuan tek shikoja sot brigadë pas brigade, duke mësyrë drejt varrit e drejt familjes së Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Pa ndonjë respekt për peshën e fjalëve secili prej anëtarëve të shpurave që shkonin drejt varrit vetëm sa i shtonte dozën lëvdatave. Kurse Rugova nuk e ka as 10 vjet që ka ndërruar jetë. Me gjasë, ne si komb po shndërrohemi në një komb profesionist, kur është në pyetje devalvimi i çdo gjëje në një afat rekord.

Në këtë rast edhe devalvimi i vet figurës së Rugovës, duke e mitizuar, në vend se ta paraqesim vetëm si një njeri, i cili gjatë karrierës së tij kishte meritat e tij, e po ashtu kishte mëkatet e tij. Madje një pjesë të përgjegjësisë pse vendi ynë është në ketë gjendje – me ndieni ju militantë – duhet t’i atribuohen mu Presidentit Historik Ibrahim Rugova. Ai mund të ketë qenë historik – edhe pse nuk di të ketë ndonjë kriter për t’u emërtuar kështu – por historik ishte edhe në të mira edhe në të këqija.

Kur në zgjedhjet e vitit 2000, LDK e Ibrahim Rugovës kishte fituar rreth 80 për qind të votave në nivel vendi, a nuk mendoni se po kaq e lartë ishte përgjegjësia e tij për ta drejtuar vendin? Me ndieni, por për mendimin tim, Rugova as nuk ishte shumë historik, por nuk ishte as tradhtar – ishte thjeshtë një frikacak, që vazhdimisht ka ngurruar ta marrë përgjegjësinë që atij populli ia jepte me votë. Asnjëherë, sa ka qenë gjallë, Presidenti Historik nuk është ngritur në krye – jo të detyrës – të votave që atij ia jepnin qytetarët e vendit të tij.

Ngjashëm kishte vepruar edhe përpara luftës. Kur qytetarët e votonin me kuota pothuajse jodemokratike – mbi 95 për qind – ai merrte përgjegjësi jo më shumë se 5 për qind. Atë 95 për qindëshin e besimit ua delegonte në mënyrë stihike forcave të tjera, që as nuk i kishte zgjedhur kush e as nuk i kishte votuar kush. Pa fijen e dyshimit se populli e donte, e adhuronte Rugovën, por ky i fundit nuk e respektonte as adhurimin e as dashurinë që i jepej. Siç ka deklaruar Zhou Enlai, unë edhe më tutje e konsideroj shumë të hershme përpjekjen për ta analizuar figurën e Rugovës – ndonëse pesha e tij historike është ca më e lehtë se sa ajo e revolucionit borgjez.

Por megjithatë prej kësaj perspektive mund të them se pa fijen e dyshimit kontributi i Rugovës në vitet e para pas shpërbërjes së Jugosllavisë, 1989 – 1995, ka qenë jetik dhe kritik. E tash secila tentativë për ta nxjerrë të madh z. Rugova edhe për luftën – aty ku ai qëndronte katastrofalisht dobët – e sidomos edhe për vitet e pasluftës, është paksa komike. Rugova, unë mendoj, misionin e tij si ideolog e kishte përfunduar kur një shoqëri dukshëm të trullosur sikur kjo e jona, në fund të viteve të 80-ta dhe fillim të viteve të 90-ta, e kishte indoktrinuar me bindjen se shpëtimi i ynë është Perëndimi.

Pra, e kishte nisur një rrugë që mandej është ndjekur besnikërisht dhe verbërisht edhe prej partisë së tij, e edhe prej shumicës së partive të tjera kryesore në vend. Mirëpo Rugova nuk është shquar për qeverisje – të mos tallemi tash me njëri tjetrin. Nuk është e tepërt të thuhet se krimi i organizuar dhe korrupsioni ishin shpikje e rrethit më të ngushtë të njerëzve të tij.

Ç’thurja dhe dekadenca e asaj periudhe edhe më tutje shërben si model për të gjitha qeverisjet tjera, edhe sot e kësaj dite. E kot ndoshta është të përmendën veturat e shtrenjta që bliheshin pa respektuar asnjë ligj a rregullore. Po pajisjet e përgjimit me vlera milionëshe? Të gjitha këto bëheshin përpara hundëve të Presidentit Historik.

Nëse dikush më thotë tash mu se ai nuk dinte se çka po ndodhte, atëherë përveç që ma paraqet Presidentin Rugova të painteresuar, ma paraqet paksa edhe debil. Si është e mundur që një njeri – qoftë ai edhe i rëndomtë – të mos dijë se çka po ndodh kur lajmet herreshin e çeleshin me të dhe strukturat parapolitike, rreth tij.

E mira e të mirave është që pa kaluar një kohë të mos lëshoheshim shumë me këso vjellje banale, siç pamë këto dy ditë, për një person fizik, qoftë ai edhe historik, siç ishte Ibrahim Rugova. Tonelatat me bronz, e karvanët e gjata të politikanëve hipokritë, nuk kanë për ta ndryshuar historinë. Ibrahim Rugova, dhe të gjithë të tjerët, nuk do të gjykohen prej nesh. Së paku jo në mënyrë racionale. E definitivisht jo gjykime historike. Ne mund të bëjmë vetëm gjykime histerike.

Etiketa: Berat Buzhala
Postimi paraprak

Kush gënjen për Covid do të dënohet me 10 vite burg

Postimi tjetër

OBSH ndez dritën jeshile: Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

POSTIME TË NGJASHME

Nuk ka postime
Postimi tjetër

OBSH ndez dritën jeshile: Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

Kurti në Mitrovicë: Fitorja e 14 shkurtit të jetë si në Llap, pa balotazh e me mbi 61 deputetë

Masat e reja: Kushdo që vjen nga jashtë në Kosovë për të votuar duhet të ketë testin PCR

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro

June 25 2022

Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

June 24 2022

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

June 24 2022

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

June 23 2022

Shkumbin Istrefi me dedikim prekës për vdekjen e motrës, Vjosa Berisha

June 23 2022

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.