Një person ka shtënë me AK-47 në drejtim të një autobusi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Krasniqi deklaroi se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës,me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit”, tha ajo për Ekonomia Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts