Partia Demokratike e Kosovës, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth procesit të konstituimit të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të saj, raporton Ekonomia Online.
Kështu deklaroi para mediave shefi i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri.
“Në vazhdimësi kemi folur me respekt për punën dhe profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese, andaj edhe sot flasim me vlerësim dhe besim dhe konsiderojmë andaj vlerësojmë si nevojë imediate që të vendoset masa që të mos prodhojë dëme dhe situata edhe më të rënda në kuptimin juridik dhe institucional”, deklaroi Tahiri.




















