Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, raporton Zeri.info.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa dy persona të panjohur kanë plagosur dy të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK.
Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”.
“Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë Borovci.
Check latest article from this author !
Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare
November 6, 2026
Related Posts
Pamje: Ora policore në Prishtinë, çdo gjë “e vdekur”
November 15, 2020
Një 17 vjeçar gjendet i vdekur në Gjakovë, flasin nga Policia
November 16, 2020
TË FUNDIT
Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve
November 6, 2026
Në vend të përkujdesjes, kërcënime nga i
November 6, 2026
Lista e Anglisë me plot befasi, ftohen
November 6, 2026
Moderatori i njohur shqiptar paraqitet me mëngjes
November 6, 2026
Rama i reagon deputetit Kërçeli: Po e
November 6, 2026
25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve
November 6, 2026
Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë
November 6, 2026


















