Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka tentuar ta korruptonte një zyrtar policor në pikën kufitare në Jarinjë.

Ngjarja është regjistruar përgjatë ditës së martë, rreth orës 05:45, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.

Gjatë rastit, policia ka sekuestruar edhe monedhën që dyshohet se është ofruar si ryshfet.

Pas procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts