Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë është regjistruar në veri të Kilit, rreth 30 kilometra në lindje të qytetit të Calama.
Sipas të dhënave të publikuara nga USGS, lëkundjet sizmike ndodhën në një thellësi fokale prej 101.3 kilometrash, në zonën e shkretëtirës së Atacama Desert.
Edhe GFZ German Research Centre for Geosciences konfirmoi tërmetin me magnitudë 6.9 ballë, duke theksuar se fillimisht ishte vlerësuar me magnitudë 6.5. Sipas GFZ-së, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 89 kilometrash.
Deri tani nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet kiliane po monitorojnë situatën. Zona veriore e Kilit konsiderohet një nga rajonet më aktive sizmike në botë, për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, shkruan Abcnews.al.
Gjithashtu ndërprerjet e energjisë elektrike raportohen se prekin afërsisht 27 mijë familje.











