Mijëra tifozë kanë udhëtuar në Amerikë për të parë nga afër kombëtaret e tyre në ngjarjen globale, por nuk kanë munguar as incidentet e dhunshme. Disa persona janë përfshirë në të shtëna me armë në Kansas City, ku një person ka mbetur i vdekur.
Sipas policisë, mjeti transportues i tifozëve të Argjentinës para ndeshjes ndaj Algjerisë në Botëror është qëlluar me armë zjarri. Për këtë rast dyshohet një 22-vjeçar.
Pesë gjuajtje të ndryshme me armë janë raportuar të martën nga ora 18:00 deri në 18:30 në rrugët e Kansas Cityt, jo shumë larg stadiumit ku është zhvilluar ndeshja.
Dy tifozë amerikanë të Argjentinës kanë deklaruar se një veturë është ndalur pranë tyre dhe ka qëlluar dy herë. Ngasësi është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në incidente të tjera me armë janë lënduar dy të rritur dhe një adoleshent. Njëri prej të rriturve ka ndërruar jetë më vonë. I dyshuari raportohet se është i njohur për policinë për përdorim të armëve ilegale.



















