Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidentiqë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Sllatinë.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts