Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do të ishte “shumë keq për të ardhmen e NATO-s” nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për transportin global të naftës.

Në një intervistë me Financial Times, Trump thotë se pret që Kina të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës dhe mund të vonojë një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse nuk e bën këtë, shkruan BBC.

Në bordin e Air Force One, Trump thotë gjithashtu se po flet me “rreth shtatë” vende rreth “policimit” të ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajë mend” nëse ato nuk ndihmojnë.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Related Posts