Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, sot ka zhvilluar një aksion pas hetimeve disa mujore ku ka rezultuar me 21 persona të arrestuar.
Aksioni është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa lokacione tjera në komuna të ndryshme të vendit.
Pas këtyre arrestimeve ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se Prokuroria nuk duhet t’i mbyllë sytë lidhur me vjedhjet e dhjetëra viteve rresht në Ministrinë e Bujqësisë.
Ai përmes një postimi në Facebook pyet se a guxojnë të hetojnë dhe arrestojnë ‘kallauzin e Skenderajt’ i cili sipas tij, ka marr deri në 40% të granteve që i ndanin.
Mirftari edhe pse nuk ka treguar se për cilin person bëhet fjalë, ka treguar se është deputet i Kosovës.
Postimi i plotë:
Hajnat janë atje, vetëm kërkoni ju se ata nuk vinë vet vullnetarisht!
Prokuroria e Kosovës a do ti mbyll sytë lidhur me vjedhjet e dhjetëra viteve rresht në MB/Ministrin e Bujqësisë (PDK, LDK, AAK, Nisma), a do të guxon ta hetoj dhe arrestoj KALLAUZIN e Skenderajt (Drenicës) deputeti i cili ju merrte për çdo grant 20-40% të vlerës krejt varej sa i ndante me prindin e vet!
Nuk është një grant apo dhjet por janë qindra grante që janë kasirat 20-40 % njëjtë, bujqit’ atë jo vetëm nga Drenica por nga tërë Kosova, subvencionet janë të destinuara të shkojnë tek qytetarët e assesi tek abuzuesit dhe te Mafia politike prandaj kjo praktikë’ kriminale ka marrë fund!