Vdekja tragjike e Fatjon Bunjakut tronditi futbollin mbarë shqiptar.
Aksidenti fatal i së shtunës në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, i mori jetën futbollistit të AF Elbasanit në moshën 22-vjeçare.
Reagime të shumta erdhën nga figura të njohura të futbollit tonë, nga ish-klubet e tij si dhe mediat shqiptare dhe ato të huaja.
Teksa gjatë ditës së sotme, nuk mungoi reagimi dhe nga UEFA e cila bëri një shkrim rreth vdekjes së futbollistit.
“Ne shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë më të thellë për FFK-në, pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe ish-shokët e tij të ekipit gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruhej në postimin e UEFA-së.



















