Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se aksidenti në të cilin humbi jetën një punëtor dhe u lëndua një tjetër ka ndodhur gjatë montimit të një vinçi (krani) në vendpunishten e subjektit “Vëllezërit Asllani”, në Rrugën A në Prishtinë.

Sipas njoftimit, subjekti nuk kishte qenë i inspektuar më parë, pasi punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, konkretisht në realizimin e themeleve.

Inspektorati thekson se është ende herët të përcaktohet shkaku i aksidentit, pasi rasti kërkon hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe për të vlerësuar nëse janë zbatuar masat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorët e Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente.

Në fund të reagimit, Inspektorati Qendror i Punës u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën, ndërsa të lënduarit i ka uruar shërim të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts