Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në aksin rrugor Rrëshen–Reps.
Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur nga një automjet.
Shtetasi që ka mbetur i plagosur, K.A humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Policia ka dhënë detaje për rastin, derisa ka njoftuar se edhe shoferja që ka goditur viktimën është nga Kosova.
“Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.



















