Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se dje, më datë 7 qershor 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e Rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.




















