Një detaj interesant për banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Bejta, ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndonëse ai njihet nga të gjithë me emrin Bejta, në profilin e tij është zbuluar se emri i tij i vërtetë është Daors Bejta.

Sipas të dhënave që shfaqen në profilin e tij, Bejta është 30-vjeçar, ka lindur në Gjermani dhe jeton e vepron atje.

Ky detaj ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e formatit, të cilët tashmë mund ta njohin më mirë banorin edhe përtej emrit me të cilin është prezantuar në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Bejta është një nga emrat që po ndiqet nga publiku në këtë edicion të BBVK-së, ndërsa çdo detaj nga jeta e tij jashtë shtëpisë vazhdon të zgjojë interesim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts