Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale.
Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.
Sipas saj, ekipet emergjente kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Nga informacionet e para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në objektin e përfshirë nga zjarri.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.




















