Sot rreth orës 10:40 është raportuar një zjarr në rrugën “Shkronjat” në Prizren, ku është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje për incidentin.
“Sot, rreth orës 10:40, është raportuar një zjarr në rrugën ‘Shkronjat’ në Prizren. Sipas informatave fillestare, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Bytyqi.
Ai shtoi se menjëherë pas raportimit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente,” u shpreh ai.
Autoritetet po merren me sqarimin e rrethanave të incidentit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.



















